Merjemja

Merjemja ose Mejremja (arabisht: مَرْيَم بِنْت عِمْرَان, shqip: 'Merjemja e bija e Imranit') mban një vend tejet të rëndësishëm në Islam aq sa edhe një sure e Kur'anit mban emrin e saj. Kur'ani i referohet shtatëdhjetë herë dhe shprehimisht i drejtohet si gruaja më madhështore që ka jetuar ndonjëherë. Për më tepër, ajo është e vetmja grua e përmendur me emër në Kur'an, ku përmendet në tri sure mekase dhe katër sure medinase.
Sipas Kur'anit, prindët e Merjemes qenë lutur shumë herë që të kishin një fëmijë. Kërkesa e tyre dikur gjeti shpërblim nga Zoti dhe e ëma ngeli shtatzanë me të. I ati, Imrani, vdiq para se foshnja të dilte në dritë. Pasi u lind, për të u kujdes daja i saji, Zekerija. Sipas Kur'anit, Merjemit i shkonin kumte nga Zoti përmes melekut Xhebrail. Zoti i bëri me dije Merjemit që ajo kishte një ngjizje të mrekulltë me ndërhyrjen e shpirtit të shenjtë, megjithatë ajo ishte ende vajzë. Emri i foshnjës do të zgjidhej nga Zoti dhe qe Isai, i mirosuri, Mesihu i premtuar. Si e tillë, besojma tradicionale islame e konsideron virgjërinë e Merjemit si diçka që vijoi gjithë jetën e saj.
Merjemi besohet se është e zgjedhur nga Zoti, përmbi "gratë e të gjitha botëve" në Islam. Kur'ani i referohet me shumë tituj, ku më i shquari është al-Qānitah.
Familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Kuran, thuhet se Merjemja është "vajza e Imranit" dhe "motra e Harunit". Motra e Merjemës ishte Ashia, dhe Ashia ishte tezja e Isaut.
Lindja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëna e saj ishte e paaftë për të lindur. Një ditë, ajo sheh një harabel që e shihte kur e ushqeu të vegjëlit e saj, e cila i'a shtoi dëshirën për t'u bërë nënë. Për këtë, ajo u betua se nëse do të mbetej shtatzënë dhe do lindte një fëmijë, do ia kushtonte Zotit dhe fesë së Tij. Nëna e Merjemjës, u betua se nëse mbetet shtatzënë, djalin që do të lindë do ia kushtojë shtëpisë së shenjtë. Në fakt ajo mbeti shtatzënë, por kur lindi foshnja ishte femër dhe jo mashkull. Ishin vetëm meshkujt ata që i kushtoheshin shërbimit të shtëpisë së shenjtë, kurse femrat ishin të përjashtuara. Ndërkohë, babai i Merjemes së porsalindur, ishte kryemurgu i shtëpisë së Shenjtë në Jeruzalem. E shoqja u këshillua me Imranin lidhur me betimin e saj. Ai i tha: "Përderisa t'i je betuar se do ia kushtosh shërbimit të Shtëpisë së Shenjtë, kështu le të jetë, edhe pse është femër." Kështu Merjemja i kushtohet shtëpisë së shenjtë që kur ishte foshnje. Kur lindi profetin Isa, ajo ishte pesëmbëdhjetë vjeçe, por që në pamje dukej si një grua me përvojë.
Lindja e Isës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në suren e 19, ajeti 17-21, përmendet se si filloi lindja e Merjemës. Në suren 3, ajeti 47, Merjemja thotë: si mund të kem djalë kur asnjë mashkull nuk më ka prekur. Në transmetimet Kur'anore është më ndryshe se në Dhjatën e Re. Në Kuran thuhet se kur Merjemja pati dhimbje, ajo u mbështet në një pemë, pastaj i'u erdhi një zë i cili i tha Merjemës: "Shkunde pemën". Kur ajo lindi, ajo u kthye në vendi e saj. Izraelitët e pyetën Merjemën se si e lindi Isain, pastaj Merjemja bën me gisht tek Isai dhe sipas Kuranit, Isau si foshnje foli për profesinë e tij për herë të parë.
Merjemja në Islamin e tanishme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka disa xhamia e cila e kanë emrin e Merjemës.
- Xhamia e Merjemës nëna e Isës, e cila kjo xhami ndodhet në Australi.
- Xhamia e Merjemës, e cila ndodhet në Çikago.
Shiko dhe këtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhja e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Historia e Merjemës Arkivuar 21 gusht 2014 tek Wayback Machine